• |
ide | kryesore

Wanda Nara mesazh Icardit?: “Nuk i fal tradhëtitë, më kanë bërë shumë keq”

-Instant, Sport



Tradhëtia e Mauro Icardit është gjithnjë temë argumenti, sidomos kur përgjigjet i jep bashkëshortja e tij Wanda Nara. Edhe pse historia mund të mendohet e mbyllur, ajo e flirtit me China Suarez, Wanda është gjithnjë e ndjeshme në raport me cështjen, edhe kur në vëmendje ia sjellin pyetjet e ndjekësve të saj në Instagram.

“A do të falnit ndonjë tradhti tjetër”? Pyeti një përdorues, të cilit gruaja menaxhere e sulmuesit të PSG iu përgjigj: “Nuk kam mundur ta fal asnjëherë, por i admiroj njerëzit që e bëjnë. Arrij të kem marrëdhënie të shkëlqyera me ish-ët e mi, por jap kaq shumë në lidhje sa nuk mund të fal. Sado keq të më ketë bërë!”.

Pyetjet u bënë edhe më ngacmuese, pa mundur ta nxjerrin argjentinasen jashtë vetes: Cili është sekreti pse nuk ju shqetësojnë ato që thonë për ju? “Familja dhe miqtë e mi e dinë të vërtetën se kush jam dhe kjo më lë të qetë. Gënjeshtrat më lëndojnë dhe nuk mund të bëj asgjë për këtë, por kam mësuar se nuk mund të shpjegoj gjithmonë gjithçka”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *