• |
ide | kryesore

‘Derbi e titull’, hakmarrja e Tiranës: java e 33 e Superiores mund të rrëzojë matamatikisht Dinamon e Skënderbeun

-Instant, F1, Sport



Fundjava e kampionatit mund të jetë vendimtare për shumë verdikte, nga titulli te rënia nga kategoria. E megjithatë, vëmendja në javën e 33 të Superiores është përqendruar te derbi kryeqytetas, me Tiranën që kërkon të festojë titullin me një fitore në derbi.

Në javën e 33 të Superiores, Tirana vjen si kryesuese e kampionatit e gati të rrëmbejë matematikisht titullin kampion në rast fitore, ndërsa Partizani është i treti e në formën më të mirë të sezonit. Hegjemonia 6 vjecare e kohës së artë të të kuqve është tani vetëm një kujtim i zbehtë, por bardheblutë duhet të luajnë kundër rivalit të përjetshëm e kundër statistikave, që të marra në histori e kanë ngjyer të kuq kryeqytetin. Është përplasja kryeqytetase numër 165 në të gjitha kompeticionet mes dy klubeve që janë rivalë, armiq, të urryer, por gjithë të respektuar. Të kuqtë kanë në favor 66 fitore dhe 52 barazime, duke i lënë 46 suksese kundërshtarit, shifra që natyrisht Tirana kërkon ti përmirësojë. Në këtë mënyrë të të ndërtuarit të historisë edhe golavarazhi sigurisht që do të ishte në favor të Partizanit 228-175, për më tepër që Tirana ka fituar vetëm 11 herë në 41 përballjet e fundit me të kuqtë. Statistikat megjithatë nuk do të zbresin në fushë sonte, aty ku 25 herë kampionët janë kryesuesit e kampionatit dhe duan ti kthejnë reston të kuqve që e festuan titullin pikërisht në derbi.

Të dielën në fushë do të zbresë Laci e Kastrioti, me Duron që dëshiron ta cojë në 7 serinë pozitive. Kurbinasit e kanë siguruar vendin e dytë, ashtu si Kastrioti është komod larg zonës playout. Të hënën do të luhen tre ndeshjet e fundit ku e gjithë vëmendja është te Teuta-Egnatia. Një fitore e durrsakëve do ti shmangte përfundimisht nga zona playout, ndërsa nëse Ramadani e të tijtë ia dalin të godasin në Niko Dovana, atëherë pikët e diferencës bëhen tre me tre javë nga fundi. Edhe përballja e fundit të renditjes përkthehet në matmatikë, barazimi mes Dinamos e Skënderbeut i rrëzon të dyja përfundimisht, sido të dalë Egnatia, vetëm ai që fiton mund të shpresojë ende për një mbijetesë ekstreme. Sfidohen ndërkohë për vendin e katërt, që mund të jetë i rëndësishëm për Europën Vllaznia e Kukësi, dy skuadra që ndajnë pozicionin me 46 pikë e që nuk po kalojnë momentin më të mirë…

SUPERIORE, JAVA E XXXIII
07/05/22
Partizani 18 : 45 Tirana
08/05/22
Laçi          16 : 45 Kastrioti
09/05/22
Teuta       16 : 45 Egnatia
Dinamo   16 : 45 Skënderbeu
Vllaznia   19 : 45 Kukësi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *