• |
ide | kryesore

Digjen 4 automjete gjatë natës në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër automjete janë djegur gjatë natës së kaluar në hyrje të Shkodrës. Makinat ishin parkuar pas një pallati ndersa dyshohet qe zjarrvenia të jetë e qëllimshme. Hetuesit kanë dyshime se autoret kane patur per qellim te digjnin mjetin qe kishte ne perdorim shtetasi Gazmend Dushku, nje Audi A 6 me targe AB 006 GD e cila eshte djegur plotesisht.

Po ashtu, duke qene se ishin te parkuara afer ketij automjeti, jane djegur edhe tre mjete te tjera, nje tjeter Audi A 6 dhe nje automjet Golf dhe nje Opel. Keto dy te fundit jane djegur pjeserisht.

Policia e cila shkoi ne vendin e ngjarjes e lajmeruar nga banoret po punon per zbardhjen e djegies.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *