• |
ide | kryesore

FOTO/ “Tare na lër shtëpinë”: Roma në Tiranë për finalen, ironia therëse e tifozëve për lacialët

-Instant, F1, Sport



Pas 31 vjetësh Roma do të luajë një finale europiane e do ta bëjë në Tiranë, për trofeun e parë të Conference League. Pasi verdhekuqtë e Mourinhos mposhtën 1-0 me një gol të Abraham Leicester, në gjysëmfinalen e kthimit të turneut, për romanistët u hapën dyert e Tiranës, ku do të luajnë në Air Albania kundër Feyenoord.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Romës të bëjnë gjetjen brilante për të ironizuar kushërinjtë e Lazios, për faktin se ata janë në një finale europiane, pikërisht në ‘shtëpinë’ e drejtorit sportiv të bardhekaltërve. “Tare na lër shtëpinë” ishte parrulla e shfaqur në tribunat e Olimpicos, duke iu referuar faktit se Roma do të luajë në Tiranë dhe lacialët e Tares do ta shohin nga ekrani…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *