• |
ide | kryesore

Rama leksione SPAK-ut si bëhet “drejtësia e pavarur”: Përdorni grepin për të kapur peshkaqenët, jo peshqit e vegjël

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Edi Rama ka përsëritur thirrjen ndaj SPAK që të nxjerrë para të gjithë politikanët e nivelit të lartë që janë të përfshirë në afera kriminale apo të shpallur non-grada.

Kreu i qeverisë në fjalën e tij ka theksuar se është për të ardhur keq që deri më tani SPAK nuk ka marrë asnjë masë për non gradën që qëndron në shesh apo të parin e presidencës.

Ndër të tjera ai ka paralajmëruar organet e drejtësisë që janë futur në kohën shtesë të lojës me të keqen dhe është momenti që tashmë të japin prova dhe të merren me peshkaqenët dhe jo me peshqit e vegjël.

“Ato që i kanë të rreshtuara vilat, një ma fali vjehrra, një ma fali babai i gruas pasi të vdiste, aman lërjani këtij dhëndri se kishte 7 të tjerë, këto të gjithë janë duke pritur finalen e Champions League. Për të mos folur për non gradën e madhe që e kemi në mes të sheshit, për këtë bashkë me shpurën e tij që na treguakan se nuk ulen të negociojnë me ne për presidentin nëse nuk ua japim atyre presidentin. Këto janë si ato thëniet e një plake rime që thoshte të kesh dy një ta mbash e një ta çash. Çështja e non gradës së madhe nuk është çështje e Amerikës por e Shqipërisë, nuk është një hall i Departamentit të Shtetit por i popullit shqiptar. Sfida nuk është një sfidë me ato të verbërit që e ndjekin pas, por një sfidë që ja bëjnë drejtësisë dhe sensit të së drejtës në këtë vend. Sado të mundohemi ne dhe sado hetime apo gjykime dhe dënime të jepen në këtë vend për këdo qoftë nëse në këtë vend non grada e madhe dhe ai i dyti atje që është i pari në fakt që lufton për të mbrojtur Ardian Dvoranin që e bëri baltë dhe gjak, nuk shkojnë para drejtësisë nuk është problem i SHBA-së por i Shqipërisë së të nesërmes. Sapo të ulemi në tryezën e negociatave kjo do të jetë dhe kënga e re që do të fillojë.

Ja përsëris SPAK që kanë për të hetuar për këdo qoftë që i përket kësaj bashkësie politike, çoni para gjykatës këdo qoftë që i përket niveleve më të larta çojeni, por po hyni në kohën shtesë me të keqen në këtë vend, dhe ju skualifikoheni deri më tani dhe e keqja kualifikohet. Kualifikimi i saj është se do ta vëri përfund këtë vend siç e kishte vënë përfund para se të krijohej SPAK dhe gjykata e krimeve apo institucionet e reja të drejtësia. Por ju siguroj që PS-ja nuk do të lërë dy gurë bashkë për këtë.

Ne kemi mbajtur një qëndrim të paimagjinueshëm para se të angazhoheshim me reformën në drejtësi.

Është tallje e madhe që SPAK përdor një lloj grepi për një lloj peshku dhe nuk duket që ka vullnet për peshkaqenët që i bëjnë leksione SHBA, BE Shqipërisë, PS dhe popullit dhe zgjohen e ngrysen duke nxjerrë llum nga goja. Durimi ynë po soset, i imi po dhe i juaji ka kohë që është sosur, kjo do të thotë se SPAK dhe të gjithë ato që duhet që të bëjnë drejtësi në këtë vend duhet që të kujtohen që ne nuk e kemi humbur gojën, dhe fakti që nuk kemi folur por kemi përdorur gjuhën për të mbështetur çdo veprim, turpin për Ardian Dvoranit nuk e kemi thënë ndonjëherë po e them unë, por ka dhe shumë e shumë të tjerë”, ka thënë ai.



24 Comments

    1. SPAK-u te nise te reflektoje nga kriminelet me te medhenj sic jane Likja dhe Berishen (Non Grata,sic njihet tani) dhe pastaj te tjeret me vone

    2. po te jen bura spaku sot hekura ty zotrote per gjith zollumet qe ke ber nga iceratoret per drogen per ryshfet ambasadoreve per vrasjet ne komisarjate per largimin e te rinjve nga vendi pra le ti japin gaz me ty qe shqipareve tju kethehet shpresa qe nuk do vidhen nga ajdutet ne imunitet pra le te veprojne te tregoj sa te pa varur jane ngaty e lal pleu

  1. Kriminelet duhet te kapen me shpejt se per sa kohe te jene te lire verdalle vendi jone do kete impakt negativ tek te tjeret .

    1. Po fiks fare Spaku po ben nje gje te padrejt nuk merret me kriminelat si saliu fatmir mehdiu qe e ca nuk i kan bere ktij pupulli te vrasin naten e te qajn diten po merret me peshqit e vegjel se nuk ka ca ju ben ktyre peshkaqeneve

      1. Per ju komentues vetem Berisha è meta duhen gjykuar???? Po miku I juaj Rama qe na mbyti ne borxhe, po na vdes nga uria. Rama k/hajdut, drogaxhi k/mafjoz shites I detit e tokave te Shqiperise duhet akoma te qeverise kete vend????

  2. Duhet te futen gjithe kriminelet ne burg. Keshtu do te eci para ky vend. Bravo Rames qe permend SPAK se duhet te bejne punen e tyre !!

  3. Jam shum dakort po u hoqen peshqit e medhenj dhe te vegjlit ikin vet avash avash.Keshtuqe pastrohen te gjithe krimenelat

  4. Beni mire qe i kerkoni llogari spakut pasi duhet ta bejne punen si duhet, non grada dhe meta duhet te dalin para drejtesise pasi kjo eshte ajo qe do i gjithe populli

  5. Ti,nese drejtesia do te vepronte,duhet te denoheshe te pakten me 1000vjet burg te sigurise se larte e me kthimin e te gjitha miliarda eurove qe i ke vjedhur popullit.peshkaqenin me te madh SPAK e ka ne folen e vampireve.

    1. O ju derrrrra patronazhist që hani në llogari të Ram derrrrrit o familjen ua shkërdhefshin demokratët me radh po për burg është ky kafsh Ram derrrri që shkatëroi shqipërinë he corona ua qiftë nënën

  6. Ha ha ha ha ha ha, kryehajduti dhe antishqiptari me pa skrupull qe mund te kene pare keto troje, flet per ka pje hajdutesh dhe gjithe lukunia patronazhiste me nje logjike dhe fjalor idiot ngazellehen.

    Pa ikur ti, nuk ka paqe ky vend.

  7. Si Jetmiri bytheqiri jane te gjithe kurvat qe bejne komente fallco a me detyrim.
    Sa bajate hajdute e kriminale kjo qeveri me fytyre kafshen ne krye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *