• |
ide | kryesore

Blac Chyna, në telashe me ligjin

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Blac Chyna është nën hetim penal pasi dyshohet se ka rrahur një grua në një bar.

Burime të Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit i thanë Tmz se modelja përmendet si e dyshuar në një raport të paraqitur të premten.

Autoritetet po shqyrtojnë pretendimet e viktimës së supozuar Sequoya King se Chyna, emri i vërtetë i së cilës është Angela White, e sulmoi fizikisht atë gjatë një mosmarrëveshjeje në një bar në LA në mëngjesin e së premtes.

King pretendoi se ajo i mori iPhone nga dora dhe e hodhi në tokë, duke shkaktuar dëme. Ajo pohoi gjithashtu se Chyna e goditi me shkelm në stomak sepse besonte se viktima  po e regjistronte atë në bar.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi Chyna humbi gjyqin e saj prej 100 milionë dollarësh kundër familjes Kardashian-Jenner.

Pavarësisht se nuk fitoi pretendimet e saj për shpifje dhe ndërhyrje në kontratë kundër Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Kris Jenner dhe Kylie Jenner, anëtarët e jurisë zbuluan se ajo nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të fejuarit Rob Kardashian.Ish-striptistja planifikon të apelojë vendimin, sipas avokates së saj, Lynne Ciani./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *