• |
ide | kryesore

“Nuk po respektojnë veten, mua e klubin”. Çela shpërthen kundër lojtarë të tij: “Kanë nisur kontaktet me klube të tjerë”

-Instant, Sport



“Këta lojtarë duhet të jenë koshient. Sepse ata nuk po respektojnë veten vetë, mua dhe klubin. Është e pakuptimtë që ata të sillen kështu qoftë me veten, qoftë me mua, qoftë me klubin”. Emiljano Cela nuk e ka humbur grintën e tij as pasi e ka siguruar pothuaj matematikisht shpëtimin e Kastriotit të tij. Dy humbje radhazi e një performancë si ajo në Lac nuk i kanë pëlqyer fare teknikut që ka shtuar dozën e sulmit ndaj lojtarëve të tij, pas ndeshjes së humbur 4-1. “Këta lojtarë duhet të kuptojnë diçka. Nëse një futbollistë ka cilësi, duhet grinta dhe shpirti i garës. Pa këto të gjitha cilësitë s’kanë vlerë edhe pastaj je i dobët. Nuk mendoj se është kjo”.

Tekniku megjithatë e ka zbrazur tërbimin e tij, duke e thënë hapur, cfarë beson se ka ndikuar në performancën e krutanëve në këtë ndeshje: “Mendoj se janë çështje të tjera – shpjegoi Çela -. Mendoj se shumë shpejt këta lojtarë kanë nisur kontaktet me klubet e tjera. Kjo është mungesë respekti, që në radhë të parë e bëjnë ndaj vetes, ndaj meje edhe ndaj klubit. Këta duhet të dinë që falë këtij klubi, falë kësaj fanelle, kanë marrë ato dy apo tre telefonata. Janë treguar të vegjël, sepse njeriut i duhet edukata e punës. Nëse nuk e respekton atë që të bëri ky që je, kalon te mosmirënjohja, gjë që është një veti e keqe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *