• |
ide | kryesore

Sophie Turner refuzon ftesën e Kendall Jenner

-Instant, Paparazzi, Slider



Ndryshe nga bashkëshorti i saj Joe Jonas, Sophie Turner nuk mund t’a ruajë gjithmonë qetësinë kur ndodhet afër disa personazheve të famshëm.

Pasi çifti mori pjesë në “Met Gala” Sophie ishte e ftuar në emisionin “The Tonight Show” dhe i tregoi prezantuesit Jimmy Fallon se ajo refuzoi një ftesë nga Kendall Jenner.

“Kendall ishte në “Met” dhe unë i dua Kardashians. Mendoj se ajo është shumë e mrekullueshme në jetën reale dhe unë u mahnita shumë nga bukuria e saj dhe ajo më ftoi në këtë festë”- u shpreh Sophie.
Pasi refuzoi ofertën aktorja tregoi se nuk ishte e emocionuar me vendimin e saj për të hequr dorë nga festa me yllin e Kardashians.

“Unë thjesht u ula në shtrat dhe hëngra makarona dhe mendova se mund të isha diku tjetër tani”- tha ajo.

Kur vjen puna për të takuar personazhe të tjerë të famshëm Sophie shpjegoi se ajo nuk di të sillet natyrshëm rreth tyre dhe se ajo nuk mund ta kuptojë si është e ftuar në të vërtetë në këto gjëra.
Me çdo personazh të famshëm me të cilin jam në kontakt, bëj apo them ndonjë budallëk tha ajo.

Megjithatë, kjo nuk vlente për një yll tjetër burrin e saj Joe Jonas. Në fakt, Sophie tregoi se e dinte që në “takimin e parë” që e takoi se ai ishte dikush i veçantë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *