• |
ide | kryesore

Zgjedhja e Presidentit të ri/ Mbahet sot Konferenca e Kryetarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këtë të martë do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve në të cilën do të diskutohet mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen në mënyrë konsensuale të presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet në orën 12:30. Enkelejd Alibeaj konfirmoi pasditen e së hënës se opozita do të jetë pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve. Po nga opozita, do të jenë edhe Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Grida Duma.

Opozita prezantoi pak ditë më parë një draft në të cilin parashikohet se si duhet bërë zgjedhja e kreut të ri të shtetit dhe si duhet vepruar në çdo raund, për të cilin pritet të diskutohet këtë të martë.  Prej javësh është krijuar një “zhurmë” presidenciale me emra, propozime dhe supozime, por ende nuk ka një emër zyrtar si kandidat për t’i zënë vendin Ilir Metës, i cili përfundon mandatin në muajin korrik.



1 Comment

  1. Dmth do t’i çani trapin nja 1 muaj perdite shqiptareve tani.
    Dhe problemi nuk eshte presidenti, PO SURRATI 9CEPESH I TAULANTIT

    Do na prishni ekranet e pajisjeve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *