• |
ide | kryesore

Berisha: Rama kërkon hetimin e shpifjeve të tij

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi SPAK-ut ta marrë nën hetim. Berisha tha sot në mesditë në një bashkëbisedim me gazetarët se Rama ka dërguar raporte në Departamentin e Shtetit të cilat nuk i ka publikuar dot kurrë dhe as nuk i ka dërguar në prokurori pasi janë shpifje.

Ai tha se tani Rama i kërkon SPAK-ut të hetojë shpifjet e tij, teksa e sfidoi t’i çonte në SPAK.

“Ka dërguar raporte në DASH të cilat nuk i ka publikuar dot kurrë, të cilat nuk i ka dërguar dot në prokurori se janë fund e krye shpifje. Çfarë kërkon tani Edi Rama, i kërkon drejtësisë ‘hetoni shpifjet e mia’, shpifjet e tij. Hetoni se çfarë gënjeshtrash kam bërë unë në DASH se e sheh që laku po i ngushtohet çdo ditë e më shumë se raportet e tij kanë qenë një shpifje fund e krye. Unë i them Edi Ramë publikoji ato. I them Edi Ramës çoji të gjitha ato në SPAK dhe ku të duash”, tha Berisha.

Ai theksoi se se e gjithë kjo fushatë ka vetëm një qëllim, të mbulojë vjedhjet monstruoze që po dalin çdo ditë të Edi Ramës dhe natyrisht të ushtrojë presion ndaj opozitës së vërtetë shqiptare me të cilën e ka absolutisht betejë të humbur. “Nuk ka shans që ta impresionojë opozitën e vërtetë me qëndrimet e tij të dezekulibruara. Me këtë fakton për çfarë i duhet drejtësia Edi Ramës, kundër kundërshtarëve të tij. kaq është por kjo nuk është asgjë e re”, deklaroi Berisha.



11 Comments

  1. Rama nuk e ka betejen vetem me Sali Berishen , te cilin nuk ka asnje shans qe ta beje te stepet
    ne misionin e tij te mbrojtjes se interesit punlik dhe te opozites ne vecanti, por ka kunder te
    gjithe njerzit e ndershem te ketij vendi qe nzjerrin buken e gojes me mundin e djersen e tyre
    dhe qe paguajne taksa per shtetin e tyre dhe jo ti vjedhin nje grusht qeveritaresh e te babeziturish
    ne pushtet sic po ben Rama & Co.

  2. Don te futesb ne burg me shpejt me duket haah. Ik vrit veten me mir se nuk ja vlen e ato pak vite qe te kan ngelur te vdesesh ne burg

  3. Saliu e ka problemin me Ramen ,
    Rama e ka me drejtesine ky eshte ndryshimi i madh qe duhet te vihet re. Denojeni ket Saliun se ngeli tu fol e na bezdis.

  4. Sa per gjynah je bere o non grada . Mos shpif me por te pakten ne keto ditet e fundit qe ke fillo te lash mekatet qe ke bere .

  5. ti luan bllofin me gjykatesit se i ke ven tyten e armes ne kok femijve te familjeve te tyre e ste hap njeri hetim se ta kan friken o SALI KRIMINELI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *