• |
ide | kryesore

Projekti Hat Trick i sjell FSHF-së 17 milionë euro: Kongresi i UEFA-s aprovon rritjen e fondit me 21%

-Instant, Sport



Programi “HatTrick”, ku Presidenti i FSHF-së Armand Duka është një nga zv.kryetarët, do të rrisë fondin e tij në mbështetje të federatave anëtare të UEFA-s në zbatimin e programeve të edukimit dhe zhvillimit, si iniciativat bazë për vajzat dhe djemtë, programet e përgjegjësisë sociale, edukimin e arbitrave dhe trajnerëve, si edhe financimin në infrastrukturën futbollistike – duke ndihmuar në ndërtimin e fushave, stadiumeve, qendrave të trajnimeve dhe zyrave qëndrore.

Në Kongresin e 46 të zakonshëm të UEFA-s, që zhvilloi punimet ditën e sotme në Vienë, të gjithë anëtarët e UEFA-s u informuan rreth një rritje të konsiderueshme në programin e solidaritetit dhe zhvillimit të “HatTrick VI”, që është parashikuar të marrë 935 milionë euro në katër-vjeçarin e ardhshëm 2024-2028. Kjo nënkupton një rritje prej 21% (160 milionë euro) nga 775 milionë euro që janë në dispozicion të “HatTrick V”, ku çdo federatë anëtare do të ketë mundësi të marrë deri në 17 milionë euro përgjatë 4 viteve. Që nga krijimi i saj në vitin 2004, HatTrick ka investuar afro 2.5 bilionë euro në futbollin europian.

Kongresi i UEFA-s gjithashtu miratoi këto pika:
• Raportin e Presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s si dhe Raportin e Administratës së UEFA-s për vitin 2020/2021
• Pasqyrat financiare 2020/21 dhe buxhetin financiar për vitin 2022/23

Në fund, Kongresi ratifikoi edhe anëtarët e rinj për Organet e Administratës së Drejtësisë së UEFA-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *