• |
ide | kryesore

Presidenti i ri/ Balla me Dodën dhe Mediun, Alibeaj nuk do të jetë në takimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme nisin zyrtarisht negociatat mes palëve politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, i cili merr detyrën pas datës 24 Korrik, kur edhe mbaron mandati i Ilir Metës. Ndërkohë që socialistët e kryesuar nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla po takohen me Mesila Dodën dhe Fatmir Mediu, Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë i pranishëm në këtë takim.

Mësohet se Alibeaj do të ketë një prononcim për median te hyrja e Kuvendit, në ambientet e jashtme. Më herët Alibeaj ka publikuar një platformë lidhur me kushtet për zgjedhjen e presidentit të ri, të cilët nuk janë pranuar deri më tani nga mazhoranca.

Të hënën e 16 Majit do të jetë raundi i parë për votimin e presidentit të ri të vendit.

 



1 Comment

  1. Gjiri i Lalzit i ka kompleksuar politikanët. Në vitin 2015 ato ranë pre e grabitjeve ordinere dhe Policia nxori zbuluar pronarët si Flamur Noka dhe Arben Ristani. Nga turpi që s’i kishin deklaruar vilat, nuk u ankuan kurrë publikisht a në polici. Edhe Arben Krajës së SPAK u raportua se i ndodhi e njëjta gjë në 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *