• |
ide | kryesore

“IOC duhet të përjashtojë Rusinë nga Olimpiada”: ish-kampioni i botës Klitchko i bën apel botës së sportit

-Instant, Sport



“IOC duhet ta përjashtojë ekipin rus tani. Lufta po vazhdon, ata nuk mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të ardhshme, ata nuk mund të marrin pjesë në asnjë ngjarje sportive, sepse kjo luftë përfaqësohet nga Rusia”. Ky është apeli i bërë nga ish-kampioni i botës i boksit në peshat e rënda, Wladimir Klitschko, vëllai i kryebashkiakut të Kievit, Vitali. “Veprimet flasin më shumë se fjalët – tha ai gjatë një interviste për programin ‘Piers Morgan Uncensored’ në emitentit amerikan Fox Nation -. Izolimi, e ky izolim flet më shumë se çdo fjalë apo frazë, sepse izolimi është i dhimbshëm”.

“Do të jetë e dhimbshme për atletët, për ekonominë, do të jetë e dhimbshme për këdo që është i përfshirë me Rusinë”, tha Klitschko, që ka qenë një nga imazhet e forta të luftës ukrainase kundër pushtimit rus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *