• |
ide | kryesore

Shpërthim tritoli në biznesin e një polici në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit pranë një biznesi në fshatin Grudë e re në Shkodër, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse ka shpërthyer në derën e lokalit të shtetasit Ndrek Rrasa, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë në Shkodër.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *