• |
ide | kryesore

Dua Lipa, pjesë e listës së artistëve më të pasur britanikë

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi  ‘Sunday Times Music’ ka publikuar listën vjetore të artistëve të pasur.

Sipas listës, vendin kryesor e mban këngëtari McCartney në renditje me një pasuri prej një miliard euro, të cilën ai e ndan me gruan e tij amerikane Nancy Shevell. Dua Lipa renditet në vendin e dytë ( 70 milionë euro) duke u barazuar me grupin e vajzave Little Mix.

Kompozitori Andrew Lloyd Webber, ka pësuar rënie me 35 milionë euro, duke pasur 585 milionë euro në total, zbritje e cila erdhi mes ndikimit të COVID-19 në botën e teatrit, por është ende në vendin e tretë.Së fundmi ai njoftoi mbylljen e muzikalit të tij të ri në West End, “Cinderella (Hirushja)”, pasi u vonua për shkak të pandemisë.

Për herë të parë, listës i është bashkuar dhe këngëtari, Ed Sheeran i cili zë vendin e 10-të në listën vjetore të artistëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë me një pasuri totale të vlerësuar prej 307 milionë euro duke u bërë muzikanti i parë miliarder britanik.

“Shitja e të drejtave të tyre muzikore ka rezultuar jashtëzakonisht fitimprurëse për shumë nga artistët në listën e pasur me muzikë – veçanërisht ata që kishin pandemi të qetë.Ne presim që rikthimi në turne pas COVID-it do të shohë që shumë prej këtyre këngëtarëve dhe grupeve të fitojnë mirë këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Duket se muzikantët e vjetër nuk dalin kurrë në pension, ata thjesht bëhen më të pasur”, u shpreh Robert Watts, përpiluesi i listës,

“Një tjetër vit i artë për Ed Sheeran na bën të besojmë se ai me kalimin e kohës mund t’ia kalojë Paul McCartney për t’u bërë muzikanti i parë miliarder britanik”, shtoi Watts. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *