• |
ide | kryesore

Medalja që i vodhën teknikut të Milan gjatë festës, shfaqet në rrjetet sociale: “Faleminderit Pioli”

-Instant, Sport



Mund të ketë së shpejti emër dhe fytyrë keqbërësi që gjatë festimeve për titullin kampion të fituar nga Milani në fushën e Sassuolos, i vodhi Stefano Piolit medaljen e festës. Ashtu siç ndodh shpesh në këto situata, ka qenë vetë tifozi kuqezi që denoncoi veten, në mënyrë të pavullnetshme dhe naive, duke publikuar një histori në Instagram ku tregon medaljen e Lega Serie A, shoqëruar me një shkrim elokuent: “Faleminderit Pioli”.

Tekniku kishte bërë një apel që mbrëmjen e së dielës, duke kërkuar që kushdo që kishte qenë personi që ia kishte marrë, t’ia kthente, pasi ishte e vetmja kopje e një kujtimi të rëndësishëm. Tani mbetet për t’u parë nëse personi në fjalë, tashmë lehtësisht i identifikueshëm, do të ketë të paktën xhentilesën për ta pranuar këtë kërkesë të Piolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *