• |
ide | kryesore

Gishti i mesit tifozëve të Manchester United: plasin polemikat mbi gjestin e Cavanit

-Instant, Sport



Edinson Cavani luajti ndeshjen e tij të fundit për Manchester United, por aventura e tij me Djajtë e Kuq nuk përfundoi në mënyrën më të mirë. Uruguaiani ishte ndër titullarët e skuadrës së Ralf Rangnick në ndeshjen kundër Crystal Palace në javën e fundit të Premier League dhe sezoni i trishtë i United përfundoi me humbjen e tyre të dymbëdhjetë në kampionat.

Cavani ishte qartazi i pakënaqur kur doli nga Selhurst Park dhe situata u përkeqësua kur disa tifozë e vunë në shënjestër, ndërsa po hipte në autobusin e ekipit. Uruguaiani, i njohur si një lojtar gjithmonë korrekt, në këtë rast është kthyer dhe ka reaguar. El Matador nisi të tregojë me gisht një tifoz dhe i ngriti gishtin e mesit. Një gjest i përsëritur disa herë nga sulmuesi, që edhe kur hipi në autobus, u kthye nga tifozët dhe përsëriti veprimin. Një sjellje që ka ndezur në mënyrë të pashmangshme polemika.

Ish-sulmuesi i Napolit dhe PSG-së pritet të largohet nga Manchester United këtë verë kur t’i skadojë kontrata. Në ndeshjen e Londrës, kundër Crystal Palace, ai nuk mundi të jepte një kontribut të rëndësishëm. 35-vjeçari ka humbur një sërë shansesh të mira para portës që mund të kishin kthyer fatet e ndeshjes për Djajtë e Kuq. E ndoshta mund të jetë ky motivi që tifozët e vunë shënjestër.

Uruguajani ka shënuar vetëm dy gola në sezonin 2021-22, ndërsa një vit më parë kishte shënuar 17. Për shkak të problemeve të ndryshme fizike, sulmuesi këtë vit ka bërë vetëm 15 paraqitje në Premier League. Karriera e tij në Old Trafford, megjithatë, duket se ka përfunduar në mënyrë të shëmtuar, pas gjestit që i bëri tifozëve të tij. Tani, Edinson po kërkon një aventurë të re. Flitet për një rikthim të mundshëm të uruguaianit në Serie A, por edhe për një transferim të mundshëm në Amerikën e Jugut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *