• |
ide | kryesore

F1/ Gafë skandaloze në box-e i humb garën Leclerc e Ferrarit: në Montekarlo triumfon Perez

-Instant, F1, Sport, Video



Çmimi i Madh i Montekarlos ofroi një diversitet emocionesh të denja për historinë e tij, por mbi të gjitha me siguri qëndron zhgënjimi i shumëfishtë i pilotit vendas të Ferrarit, Leclerc, i cili për të dytin vit radhazi kishte shënuar pole position, por akoma edhe një herë duhet të shtyjë ëndrrën e fitores. Në fund të një gare të pafund – nisur një orë me vonesë për shkak të shiut dhe e ndarë në dy pjesë nga një aksident i rëndë por për fat pa pasoja të Mick Schumacher, Sergio Perez fiton edicionin e 68-të të Çmimit të Madh të Monakos duke i rezistuar në xhirot e fundit presionit të Carlos Sainz i cili nuk gjeti hapësira për të parakaluar meksikanin në vështirësi me gomat.

Vendi i fundit i podiumit është për Verstappen, që shkëputet edhe më shumë në renditjen e Botërorit ndaj Charles Leclerc, i katërti në fund të një GP të kushtëzuar nga një rrëmujë në pit stop në pjesën e parë të garës. Një gabim vlerësimi i skuderisë italiane i humbi praktikisht garën Charles Leclerc dhe Ferrarit. Gjithçka ndodhi mes xhiros së 16-të dhe xhiros së 21-të, kur Sergio Perez ndaloi për të vendosur gomat e ndërmjetme për lagështirë: kohët e meksikanit ishin shumë të shpejta, por në Maranello hezituan një xhiro edhe sepse Sainz në bisedën me box-et, zgjodhi të qëndrojë në pistë për të pritur që të thahej për të kaluar në goma për të thatë. Kohët e Red Bull në fakt bënë që strategjia të ndryshonte, por kur u thërrit Leclerc, gafa u bë edhe më e madhe. Fillimisht i kërkuan të futej e pastaj e lanë jashtë, me pilotin që i kishte vendosur gomat në pit lane.

Menjëherë pas episodit fatkeq me skuderinë gara u ndal për shkak të flamurit të kuq për aksidentin e rëndë të Schumacher. Gjatë xhiros së 27 gjermani humbi papritur kontrollin e Haas-it të tij, duke u përplasur në barrierat mbrojtëse. Makina u nda në dysh, siç ndodh shpesh në rast të impakteve të tilla të dhunshme, por piloti i ri fatmirësisht mbeti i padëmtuar.

Pas rifillimit asnjë mundësi tjetër nuk iu ofrua Ferrarit, përveç ndalimit të Red Bull me një vend të dytë të Sainz, në një GP që në pjesën e dytë ofroi më pak emocione se i pari, e ku ferraristi nuk gjeti mundësinë të parakalonte Perez në vështirësi, por bëri më pak të hidhur dështimin e Leclerc, duke mbajtur pas Verstappen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *