• |
ide | kryesore

Modelja nxjerr në ankand unazën e fejesës nga Travis Barker

-Instant, Paparazzi, Slider



Modelja Shanna Moakler po nxjerr në ankand unazën e saj të fejesës nga ish-bashkëshorti Travis Barker pas martesës së tij me Kourtney Kardashian.

Katërmbëdhjetë vjet pas divorcit të saj nga bateristi i Blink-182, ylli i realitetit u bashkua me kompaninë e rishitjes së bizhuterive Worthy për të shitur unazën e saj të diamantit prej 4 karatësh. Ajo ishte e martuar me Barker nga 2004 deri në 2008.

“Ne nuk e dimë konkretisht se çfarë po planifikon të bëjë Shanna me paratë,” i tha PEOPLE Steven Schneider, bashkë-themeluesi i WORTHY.COM. “Por, besoj se ajo do t’i përdorë të ardhurat për t’i kthyer kujtimet e së kaluarës në mundësi të reja, siç bëjnë shumë nga shitësit tanë.”

Sipas Schneider, Worthy do ta ndihmojë Moakler-in të marrë “vlerën më të madhe për unazën e saj të fejesës”.Ankandi është caktuar të zhvillohet nga e premtja në të martë. Oferta kryesore është aktualisht mbi 64,000 dollarë.

“Me aktivitetin që po shohim deri më tani dhe reagimet që po marrim nga rrjeti ynë ekskluziv i blerësve profesionistë, ne kemi besim se do të jemi në gjendje të arrijmë çmimin e Shanna,” shtoi Schneider.

Vendimi i Shanna për të shitur unazën e saj vjen vetëm disa ditë pasi Travis, u martua me Kardashian në një ceremoni martesore. Vajzat e ish ciftit – Alabama Barker dhe Atiana de la Hoya ishin shoqëruese të nuses në ceremoninë e mbajtur në Portofino, Itali. Në dasmë është përfshirë edhe djali i saj, Landon Barker.

Muzikanti dhe themeluesja e ‘Poosh’ zhvilluan më parë një ceremoni ligjore në Santa Barbara.Modelja i dërgoi urime çiftit pas dasmës surprizë në Las Vegas.

“Urime çiftit të lumtur”, tha ajo. “I uroj atyre më të mirën që jeta ka për t’i ofruar në udhëtimin e tyre së bashku.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *