• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare Enea Zhegu

-Instant, F1, Paparazzi



Aktori i njohur shqiptar, Enea Zhegu është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare.

Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa lajmi për vdekjen e tij është zbuluar nga miqtë në rrjetet sociale.

“Sa e trishtë është kjo ikja jote prej turravrapi në këtë fundpranvere o Artist i lindur, #ENEA #ZHEGU…! E luajte edhe dramën e ikjes pa kthim, njësoj si tek personazhet e roleve në filmat e tu aq të mrekullueshëm, kaq mbresëlënës, të cilat do të mbeten përgjithmonë të gjalla në kujtesën e publikut, të paharruara për të gjitha brezat.Ti ike duke bashkëudhëtuar në heshtje për vite me radhë, në një betejë me dhimbjen që të shkaktonte sëmundja tekanjoze e kapricioze, por asnjëherë dhe në asnjë çast nuk e lëshove veten, sepse jetove si qëndrestar stoik në përballje me atë flamë që pak nga pak kafshonte pjesë nga trupi yt vital!

Shpesh i padrejtë dhe i pamëshirë tregohet fati me Njeriun, por ti i shpërfille të dyja këto, sepse dite të ishe sfidant okatar dhe jetove si një artist i pazakontë deri sa dhe frymën e fundit… Por, e trishtë gjithsesi mbetet kjo ikja jote për të gjithë të afërmit, miqtë dhe adhuruesit e tu që i kishe pafund, kudo nëpër Shqipëri…. Lamtumirë Enea…. Pusho në Paqen tënde qetësinë e merituar! shkroi Ilir Çumani .

Enea ishte i njohur për rolet e tij në filmat: “Tomka dhe shokët e tij”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top” dhe “Një jetë më shumë”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *