• |
ide | kryesore

Iu vu tritol në makinë/ Lleshi: Ngjarja ndodhi për shkak të një vrasjeje të vitit 2000

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur gjatë natës në bulevardin Blu në Kamëz. Mësohet se i është vendosur tritoli një automjeti tip “Audi Q7” të parkuar. Audi “Q7” ishte në pronësi Artan Lleshit. Mësohet se tritoli ishte vendosur në anën e pasagjerit, çka lë të dyshohet se ky ishte një mesazh për Lleshin dhe jo një tentativë për ta vrarë. Pas shpërthimit të tritolit ka reaguar pronari i automjetit. Si ka thënë se dyshon që ngjarja ka ndodhur për shkak të një vrasjeje në vitin 2000, të cilën e kishte kryer xhaxhai i tij Mark Lleshi. Sipas Artan Lleshit të gjitha pretendimet e tjera janë shpifje.

“Xhaxhai im ka kryer një vrasje në vitin 2000. Kjo është e vetmja ngjarje për të cilën dyshoj se mund të lidhet me vendosjen e tritolit në mjetin tim. Unë nuk dyshoj tek askush tjetër. Vetë personalisht nuk kam asnjë konflikt. Kam 8 vite që jam kthyer nga Anglia.”, tha Lleshi.

Vetë Artan Lleshi ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë, ndërsa vetë pjesën më të madhe të kohës jetonte në Britaninë e Madhe. Një nga pistat ku po heton policia është edhe ajo e konflikteve që mund të ketë pasur Artan Lleshi jashtë Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *