• |
ide | kryesore

Tentoi të vriste një person në 1997-ën, arrestohet autori në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia në Fier ka zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore një tentativë për vrasje që ka ndodhur në qytet në vitin 1997. Me finalizimin e operacionit të koduar “Vazhdimësia” është vënë në pranga autori që ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë Fier, strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, mundën të dokumentonin në mënyrë ligjore ngjarjen që ndodhi më 24 qershor të ’97 në Fier kur u tentua të vritej me armë zjarri shtetasi K. Xh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila i ka vendosur 49-vjeçarit R. M., banues në Mbrostar Ura, Fier, masën “Arrest në burg”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *