• |
ide | kryesore

Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish- drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me dy vite burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi. Megjithatë Gëllçi përfiton nga gjykimi i shkurtuar, duke iu ulur kështu dënimi në 1 vit e 4 muaj. Ndërkohë mësohet se me nga 1 vit burg u dënuan dhe Julian Tapia, Ervin Murraj, e Alban Malaveci. GJKKO për katër shtetasit e lartpërmendur urdhëroi që 5 vite asnjë ptej tyre të mos ushtrojë funksione publike .Avokati mbrojtës i Gëllçit, Dorian Matlija, u shpreh se vendimi i sotëm i gjykatës, kënaq gjyqin popullor që iu bë klientit të tij, por nuk jep drejtësi.

“Kjo është një gjykatë popullore, ku duan të kënaqin njerëzit për konsum publik, është një çështje që mund të vendosë në rrezik zyrtarë të lartë, shteti nuk mund të funksionojë në këtë lloj mëyre. Do të kemi një rrugë të gjatë drejt pafajësisë. Është bërë një presion shumë i madh, që të ketë rezultate. Ka njerëz që kanë interes personal për dënimin e Thoma Gëllçit”, u shpreh Matlija.



3 Comments

  1. Qenkan keputur ne tajare. Me denime te tilla SPAK vetem sa stimulon krimin dhe korrupsionin. 90% e shqiptareve jane gati ta bejne nga 1 apo 2 vite burg ne kembim te disa miliona Eurove. Nese nuk ndryshon strategjia duke sekuestruar pasurite deri ne shlyerjen e demit me gjithe interesa kjo do jete nje lufte qe nuk do te fitohet kurre

    1. Ska vjedh gjë i ziu Thoma oooo njerëz
      E futi brenda Vjollca me Sandrin edhe me Dukën….se iu mori te drejtat e futbollit….
      Kshu qe boll llafe po shkoni edhe paguani Super Sportin …nji me nji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *