• |
ide | kryesore

Goditje e madhe e Tiranës: ish-mbrojtësi i kombëtares pranë firmës

-Instant, Sport



Tirana është skuadra e parë që do të nisë sezonin e ri nga skuadrat shqiptare dhe kështu, në kohën kur të gjithë janë me pushimet e reduktuara, përfshirë Shehin, po punohet për merkaton, për të përforcuar skuadrën e për ta bërë kompetitive. E për ta bërë këtë synohen njerëz të eksperiencës e kualitetit, ku identikiti përkon me ish-mbrojtësin e kombëtares Arlind Ajeti.

Sipas asaj që ka mësuar RTSH Sport, 28 vjeçari që shkon në skadencë kontrate në 30 qershor me Padovan, me të cilët ka luajtur në Serie C dhe mund të transferohet menjëherë në kryeqytet. Mbrojtësi duket se e ka mbyllur me aventurat inferiore në kampionatet e huaja e, duke parë shembullin e Seferit, mund të tentojë një ringritje edhe njëherë me kampionët e Shqipërisë, që i japin shansin të shijojë edhe njëherë emocionet ndërkombëtare. Lojtari që ka veshur 20 herë fanellën e kombëtares do të ishte një përforcim i madh për bardheblutë, që në këtë mënyrë do të kishin tre qendërmbrojtës të nivelit me Najdovskin që rinovoi e Behiratche.

Sigurisht që, lojtari e ka marrë në konsideratë ofertën e kryeqytetasve, që janë futur në lojë për ta bindur me vetë Shehin që ka luajtur me të në kombëtare e Seferin. Tekniku ka kërkuar përforcime në të gjithë repartet e ardhja e Ajetit nuk do të thotë se nuk do të kërkohet një tjetër mbrojtës, duke parë largimin e Hoxhallarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *