• |
ide | kryesore

Vendimi i gjyqit Amber-Johnny, si reaguan disa nga të famshmit

-Instant, Paparazzi, Slider



Shumë personazhe të njohur kanë reaguar pas vendimit në lidhje me gjyqin e famshëm Heard-Depp. Aktori doli fitues nga ky gjyq dhe mori një mbështetje të madhe nga shumë artistë.

Një ndër VIP-at e parë që reagoi ishte pikërisht ylli i “Pretty Little Liars” Ashley Benson. Ajo postoi një foto të Depp në Instagram dhe shkroi: “YESSSSS 🖤🖤🖤🖤🖤🖤”.

Sharon Osbourne tha në emisionin TalkTV të Piers Morgan se donte që Johnny të fitonte por nuk e priste që të dilte fitimtar nga ky gjyq.

“Uau, nuk ishte ajo që prisja. Domethënë, doja që Johnny të fitonte, por nuk e prisja që ai të fitonte.”

Muzikanti Ryan Adams bëri një reagim gjithashtu. Teksa Depp bëri një reagim në rrjetin social Instagram, Adams i dërgoi aktorit dy emoji: një zemër dhe një flakë.

Ylli televiziv, Harry Jowsey, thjesht komentoi, ” ❤️❤️❤️.”

Aktorja Eva Green bëri një reagim gjithashtu: “ Nuk kisha dyshim..”, ku më pas shtoi se (Depp) “do të fitonte dhe jeta do të ishte më e mirë se kurrë për të dhe familjen e tij.”

Komedianët Chris Rock, Joe Rogan dhe Bill Burr i dolën haptazi në mbështetje Depp që më herët. Ata e cilësuan Heard si një “femër të çmendur dhe gënjeshtare”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *