• |
ide | kryesore

Avokatja e Amber Heard: Aktorja do të apelojë vendimin e jurisë

-Instant, F1, Paparazzi



Amber Heard po planifikon të apelojë vendimin e marrë në padinë e Johnny Depp për shpifje kundër saj.

Elaine Charlson Bredehoft, e cila përfaqësoi Heard gjatë gjithë gjyqit kundër Depp, zbuloi në emisionin Today se beteja e klientit të saj me aktorin nuk ka përfunduar ende.

Kur u pyet nga bashkë-prezantuesja Savannah Guthrie nëse aktorja e Aquaman planifikon të apelojë humbjen e saj, Bredehoft tha: “Absolutisht, dhe ajo ka disa arsye të shkëlqyera për këtë.”

Duke shpjeguar se kishte një “numër çështjesh provash”, avokatja deklaroi: “Kishte aq shumë prova që nuk erdhën”.

“Ne madje ishim përpjekur të merrnim vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të hedhur poshtë çështjen e tij shtoi Bredehoft.

Në fillim të kësaj jave, Johnny fitoi të tre pretendimet për shpifje në çështjen e tij të ngritur kundër Amber mbi artikullin e saj të vitit 2018 për paraqitjen e akuzave për abuzim në familje.

Juria i dha atij 15 milionë dollarë dëmshpërblim, por Heard do të duhet të paguajë vetëm 10.35 milionë dollarë për shkak të ligjit të Virxhinias që kufizon dëmet ndëshkuese (gjyqtari e uli shumën).

Në lidhje me kundërpadinë e aktores ngritur kundër Depp-it, u zbulua se ai  kishte shpifurnë një nga tre pretendimet. Ajo u shpërblye me 2 milionë dollarë.

Elaine vuri në dukje gjithashtu gjatë paraqitjes së saj  se aktorja  nuk ka mundësi të paguajë. 10.35 milionë dollarë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *