• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Situata është e vështirë, por më e mirë se dje

-Instant, Lajme, Planet



Në ditën e 100-të, vijojnë luftimet vazhdojnë në Ukrainë, kryesisht në pjesën lindore të vendit, ndërsa Kievi pranon se trupat ruse kanë pushtuar një të pestën e territorit të Ukrainës që prej 24 shkurtit.

“20% e territorit tonë është nën kontrollin e forcave pushtuese”, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një komunikimi me anëtarët e  parlamentit të Luksemburgut të enjten.

Kjo zonë “është më e madhe se e gjithë Beneluksi”, shtoi Zelensky, duke përdorur termin gjeografik që i referohet Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut.

“Situata është e vështirë, por më e mirë se dje. Mbetet nën kontroll”, tha Zëvendës Shefi i Shtabit të Ukrainës, Oleksiy Khromov para gazetarëve në Kiev.

 

Burimet ukrainase dhe ruse thonë se rreth 800 civilë janë strehuar në bodrumin e një fabrike kimike në Severodonetsk.

“Këta janë vendas të cilëve iu kërkua të largoheshin, por refuzuan, dhe mes tyre ka edhe fëmijë”, i tha CNN guvernatori ukrainas i Luhansk, Sergiy Haidai.

Fabrika po mbrohet nga trupat ukrainase, në mes të avancimit të forcave ruse dhe pro-ruse në pjesë të tjera të qytetit. Një zëdhënës i separatistëve pro-rusë akuzoi forcat ukrainase për bllokimin e civilëve që të largoheshin nga fabrika, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Pushtimi i Severodonetsk do të ishte një moment historik i rëndësishëm për Rusinë, e cila synon të pushtojë të gjithë pellgun e Donbasit, siç quhet Ukraina lindore, një rajon me një bazë të rëndësishme industriale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *