• |
ide | kryesore

Plotësohet kuorumi për mbledhjen e Gjykatës së Lartë, presidenti Meta dekreton anëtarin e ri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kuorumi për mbledhjen e Gjykatës së Lartë është plotësuar me dekretimin nga ana e presidentit Ilir Meta të Sokol Ngresit. Ngresi është përzgjedhur për t’u emëruar në këtë gjykatë për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative përmes procedurës së ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Me emërimin e tij Gjykata e Lartë bëhet me 13 anëtarë, nga 19 që e parashikon Kushtetuta.

”Gjykata e Lartë, pas 5-vitesh në pamundësi për ta ushtruar këtë funksion themelor të saj,  nga sot mundet të ndryshojë/unifikojë praktikën gjyqësore. 

Nga sot ajo rikthehet në funksionalitet për të shqyrtuar çështje në Kolegje të Bashkuara dhe për të përmbushur plotësisht misionin dhe autoritetin e saj sublim për çështje që kanënevojë për kuptimin dhe unifikimin e zbatimit të ligjit, duke i siguruar kështu të gjithë sistemit gjyqësor zhvillimin/ndryshimin e praktikës gjyqësore, unifikimin e jurisprudencës, dhe një qëndrim uniform lidhur me çështje të ndryshme juridike në funksion të interesit publik, në respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në dhënien e drejtësisë”, thuhet mes të tjerave në njoftimin e presidencës.



2 Comments

  1. nuk mbaj mend qofte edhe nje here te vetme qe anetaret te mos jene mandatuar nga presidenti ne kohen limit qe percakton kushtetuta, asnje nuk eshte mandatuar kur jan votuar/emeruar po vetem ne diten e fundit qe percakton kushtetuta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *