• |
ide | kryesore

“Piqué më pyeste për të pasmet e mia”: flet Suzy Cortez: “Kam respektuar Shakirën, tani do them gjithçka”

-Instant, Sport



Tashmë është zyrtare, historia e dashurisë mes Gerard Piqué dhe Shakiras ka arritur në fund. Pas thashethemeve të ditëve të fundit, përmes një komunikate për mediat ka mbërritur konfirmimi i këngëtares: “Na vjen keq të konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, ju kërkojmë të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”.

Të dy ishin bashkë që nga viti 2010, vit në të cilin ajo këndoi hitin simbolik të Kupës së Botës “Ëaka ëaka” dhe ai fitoi turneun në Afrikën e Jugut me Spanjën e tij. Menjëherë pas konfirmimit të ndarjes, modelja Suzy Cortez ka kontaktuar me gazetën ‘El Diario’ dhe ka folur për disa mesazhe që lojtari i kishte dërguar teksa ishte i lidhur me këngëtaren. Cortez është një personazh i famshëm në Amerikën e Jugut. Ajo ka qenë disa herë në kopertinën e Playboy-t dhe në të kaluarën është zgjedhur edhe Miss Bum Bum në Brazil.

Modelja ka rrëfyer se ka marrë mesazhe nga Piqué mes viteve 2016 dhe 2018. Të dy ishin takuar falë një kontakti të përbashkët, ish-presidenti i klubit Blaugrana Sandro Rosell: “Isha mik me Rosell. Kur Pique e mori vesh, i kërkoi numrin dhe më dërgoi një mesazh. Kur u ktheva në Brazil, ai më dërgoi një mesazh në Instagram, duke më pyetur se kur do të kthehesha në Evropë dhe gjithmonë pyeste se sa e madhe ishte prapanica ime dhe thoshte se ishte xheloz për komplimentet e mia për Messin”.

PIQUE NUK ISHTE LOJTARI I VETËM QË E KA KONTAKTUAR
32-vjeçarja saktëson se Pique nuk është i vetmi lojtar i Barcelonës që ka kontaktuar me të. Por që mbrojtësi, i cili i ka dërguar mesazhin më të drejtpërdrejtë, nuk vlen fare: “Ky këtu nuk vlen asgjë. Ishte ai që më dërgoi mesazhin më të drejtpërdrejtë. Të vetmit lojtarë të Barcelonës që nuk më kanë dërguar asgjë ishin Messi dhe Coutinho. Ata janë burra të shkëlqyer dhe kanë respekt të madh për gratë e tyre. Shakira nuk e meritonte”.

Modelja, në fund, shpjegon se ka vendosur të thyejë heshtjen vetëm tani për respekt të këngëtares: “Nuk e kam thënë kurrë për respekt për Shakirën, por tani do t’ju tregoj gjithçka që ndodhi”. Thashethemet e tradhtisë në lidhje me çiftin Shakira-Pique nuk shuhen dhe tashmë që ndarja e tyre është në faqet e para në mbarë botën, mund të dalin detaje të reja dhe zbulime të tjera të nxehta, por jo vetëm. Disa do të duan të përpiqen të përfitojnë nga kjo çështje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *