• |
ide | kryesore

Dita e tretë në flakë/ Dëgjohen shpërthime të fuqishme të municioneve në ishullin e Sazanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në ditën e tretë të zjarrit në Ishullin e Sazanit situata vijon të jetë alarmante. Zjarri vijon të jete aktiv në një sipërfaqe te konsiderueshme në pjesën lindore të ishullit përball qytetit të Vlorës dhe ndërkohë vazhdimisht dëgjohen shpërthime të forta. Dyshohet se shpërthimet vijnë nga granatat dhe municionet e tjera luftarake duke e bërë situatën akoma më të rrezikshme.

Nuk dihet si është gjendja e forcave zjarrfikëse, forcave të ushtrisë dhe punonjës që mbrojnë zonat pyjore, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se shkak i zjarreve në Sazan janë papërgjegjshmëria e pushuesve që shkojnë me mjete të vogla dhe pa leje, ndezin zjarre për ushqimet e tyre, ndërkohë qe në ishull janë vetëm katër ushtarë që monitorojnë gjithë ishullin dhe kjo është e pamundur.



6 Comments

  1. Nuk ka mundesi. Eshte shpifje per te nxire punen e mire qe ka bere qeveria rilindase per te shuar zjarre me kazma e lopata. Edhe ministri garantoi dje se situata ishte nen kontroll dhe presidenti nuk duhet te shqetesohej.

  2. Shumica e ministrave e dine qe Rama i ka frike dhe s,ka ca ti bej , prandaj keta karagjoz milionere vetem abuzojne tani thotë:

    Para 1 viti, pasi u dogj dhe u stergogj Llogaraja qeveria filloj te leviz. Tani pas 3 ditesh zjarr, dalin qeveritaret komplet te papergjegjshem dhe karagjoze dhe deklarojne se s,kane ca te bejne !

  3. Para disa ditesh u gjend nje paisje e dyshimte(pergjuese) ne Sazan(qe dihet nga cilet shtet mund te kete ardh), aq sa u hap alarmi dhe u tha qe do kontrollohet i Gjithe Sazani mos ka pajisje te tjera te ngjashme. Gjithashtu vjet zjarrte ne Sazan filluan pasi u pa nje jaht me “turiste” serb afer Sazanit disa ore me heret. Me shume mundesi, eshte e njejta “dore”. Ja sa perfitimi ka nga keta lloj turistesh.. ..Nderkohe nqs eshte bere, sic tha nje komentues diku, per te fillu ndertimet dhe ne Sazan, atehere akoma me turp. Butrinti dhe Sazani duhet te jene te paprekshem nga betoni

  4. Para ndertimit pastrohet hapesira.Bahet cpyllezimi,largohen objektet dhe inertet etj.
    Kur asht zone pyllore atehere menyra ma e mire asht pastrim me zjarr.Pra lirimi nga pemet dhe shkurret e siperfaqes ku do t’ndertohet ,bahet pa shume shpenzim,pothuajse falas.
    Lejet e ndertimit jane gati n’zyren e kryshkerdhates Edvin Bilal droga.
    Plotesohen dokumentat dhe 17 firma vihen brenda dites.
    GATI BULDOZERET.
    Te q…sha ALVANIQINE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *