• |
ide | kryesore

53 raste të reja me Covid në Shqipëri (Harta)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve me Covid ka qenë 53, ndërkohë që nuk ka patur asnjë humbje jete.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë.

Njoftimi i MSh:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 555 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:

29 në Tiranë, 8 në Fier, 5 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Patos, Elbasan, nga 1 qytetar në Lezhë, Kamëz, Kavajë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Kolonjë.

Janë 274 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,697 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 53

Të shëruar në 24 orë 71

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 555

Testime totale 1,832,617

Raste pozitive 276,468

Raste të shëruara 272,697

Raste Aktive 274

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 179

Fier 52

Vlorë 18

Durrës 6

Korçë 6

Gjirokastër 4

Elbasan 4

Shkodër 2

Lezhë 2

Berat 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *