• |
ide | kryesore

Aksident në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, makina del nga rruga dhe përmbyset

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz. Automjeti ka dalë nga rruga ndërsa drejtuesi ka pësuar lëndime në krah. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur drejtuesi i mjetit, E.M me mjetin tip Toyota me targë ATK 3603 ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë mjeti është përmbysur ndërkohë drejtuesi është lënduar në krah dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore megjithatë është jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *