• |
ide | kryesore

Goditet banda e sipërmarrësit italian ortak i trafikantit Elvis Demçe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia italiane ka vendosur në pranga 9 persona në një operacion blic mes të cilëve janë edhe 2 vëllezër binjakë të cilët akuzohen për trafik kokaine. “La Repubblica” shkruan se pas kapjes së tyre me 4 mijë doza kokaine dhe 20 mijë doza hashashi kanë dalë në dritë edhe detaje të tjera nga hetimet.

Mësohet se babai i të rinjve i ishte i përfshirë në rrjetin kriminal të shqiptarit të frikshëm Elvis Demçe i cili kërkonte të kontrollonte gjithë tregun e kokainës në Romë.

Sipas të njëjtave burime babai i binjakëve Federico dhe Valentino Luciani, të cilët kanë përfunduar në burg është sipërmarrës ndërtimi si dhe ka aksione në klubin e futbollit Cavese.

Në vitin 2021, babai i tyre Tonino kishte përfunduar në sferën e trafikut të kokainës dhe rrjetit kriminal të shqiptarit Elvis Demçe. Njerëzit e Demçes kishin vizituar vilën e sipërmarrësit në Velletri dhe kishin porositur nga një njeri të besuar të blinte “një bazukë për t’a përdorur kundër” bandave rivale.

Sulmi nuk ndodhi, por përgjimet nxorën në dritë detaje të errëta se çfarë planifikonte të kryente banda e Demçes. “Vëlla, jam unë, ma gjej emrin dhe mbiemrin e tij. T’i heqim qafe familjen dhe e bëjmë të flasë me vete” – thuhej në një telefonatë.

“La Repubblica” shkruan se konteksti kriminal që nxit trafikun e drogës ka qenë gjithmonë shumë aktiv në zonën e Velletrit ku mafia shqiptare ka kërkuar të ushtrojë dominimin e saj edhe pse së fundmi është dobësuar nga reagimi i policisë italiane, por që gjithsesi mbetet agresive. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *