• |
ide | kryesore

Ronaldo, nga stadiumi në Santiago de Compostela me biçikletë: 300 kilometra për të mbajtur fjalën e dhënë

-Instant, Sport



Gjashtë etapa prej pesëdhjetë kilometrash secila, nga stadiumi Nuevo José Zorilla në Santiago de Compostela, të gjitha me një biçikletë elektrike. Ky është udhëtimi i shpresës i ndërmarrë nga Ronaldo Fenomeni. Ish-kampioni i Interit, Barcelonës dhe Real Madrid mbajti kështu premtimin, pas ngjitjes në Liga të Valladolidit, skuadër në të cilën braziliani është president.

“Udhëtimi do të jetë shumë i bukur, fizikisht e di që do të vuaj, por do të jetë një eksperiencë e paharrueshme”, kishte deklaruar Fenomeni për Mundo Deportivo. Vetëm një vit më parë Valladolid zbriti në Segunda Division në Spanjë, duke ndezur protestën e tifozëve ndaj presidentit të ri brazilian.

Tashmë, brenda stadiumit Zorilla frymon një ajër krejt tjetër, sepse Valladolid arriti të ngjitet menjëherë në La Liga, duke arritur vendin e parë me pikë të barabarta me Almerian. “Kur u rrëzuam, e dija se duhej të punonim shumë për t’u rikthyer në La Liga. Bëra premtimin tim, të gjithë punuam shumë mirë, veçanërisht në fillim të sezonit. E me të gjitha ndryshimet që kemi bërë, ka ndryshuar edhe filozofia e klubit. Rrugëtimi është diçka që e kam pasur gjithmonë në mendje për ta bërë”, deklaroi fenomeni, i cili shënoi një nga golat më të bukur të karrierës së tij pikërisht në Compostela: ishte viti 1996 dhe me fanellën e Barcelonës ai shënoi pas një aksioni individual me driblime që nga mesfusha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *