• |
ide | kryesore

Ballkani i hapur, shqiptarët të shqyer/ Si i ndau Vuçiç, Tiranën dhe Prishtinën

Arkiva, Kryesore
Albin Kurti, ekzekutim, policia, vrasja, ekzekutimi, gledis nano



Ndërkohë që Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç falenderonte Edi Ramën, “pa vendosëmërinë dhe këmbënguljen e të cilit “Ballkani i Hapur” do të qe i pamundur, kryeministrit të Maqedonisë, mikpritësit të samitit të Ohrit, i kishte mbërritur një letër e kryeministrit tjetër shqiptar, Albin Kurti, i cili e dënonte këtë nismë. Në të thuhej se qëllimet e rajonit arriheshin “më së miri në Tregun e Përbashkët Rajonal, ku operojmë me rregullat dhe vlerat e BE-së dhe ku punojmë për të siguruar mekanizma të trajtimit të drejtë nga të cilët përfitojnë të gjithë qytetarët tanë në mënyrë të barabartë”.

Por, përpos preferencës për një proces me garanci BE-në, përpara atij që nuk mbështetet nga Brukseli, Albin Kurti, i cili vinte në dukje përgjatë letrës, se Serbia nuk i trajton të gjitha shtetet pjesmarrëse njësoj, shkruante: “është në interesin tonë që të punojmë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajonin tonë”.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Gafa që shfaqi hipokrizinë e Ramës me Kosovën dhe BE

Për të treja këto tema Edi Rama mendon komplet të kundërtën. Ashtu sikurse u pa nga fjalimi që mbajti dhe intervistat që dha në Ohër, ai i ironizoi ata që flisnin për ndikimin rus, u tall me burokracinë dhe luhatjet e BE-së që është shkatërruar nga përdorimi i shpeshtë i vetove, duke lavdëruar efikasitetin e “Ballkanit të Hapur” dhe së fundi ndryshe nga pretendimi i Prishtinës, se nuk mund të futet në një proces ku nuk e trajtojnë si të barabartë (Serbia nuk e njeh Kosovën), Rama pretendoi se vetëm bashkëpunimi çon tek pajtimi. Sikur këto të mos mjaftonin ai i shigjetoi me një mesazh indirekt Albin Kurtin: “Ballkani i Hapur as nuk ndalet, e as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton, është i destinuar të humbë kohë”.

Video virale/ Lapsusi frojdian i Ramës: “Duhet bërë paqja perfundimtare Shqipëri-Kosovë”

Mjafton ky dialog në distancë, qëndrimet e parakordua dhe 180 gradë larg njëri tjetrit, për të kuptuar se sa të ndara janë Tirana dhe Prishtina për këtë temë.

Duke e ndjerë hendekun e hapur Edi Rama bëri disa lëvizje të sforcuara për të hequr fajin nga vetja. Fillimisht, një ditë para nisjes së takimit, duke postuar një foto me kryeministrin e tretë shqiptar në rajon, Dritan Abazoviçin, ai gënjeu publikisht se Mali i Zi po i bashkohej Ballkanit të Hapur.

Natyrisht kjo nuk qe e vërtetë dhe sikurse u pa edhe sot, Podgorica nuk firmosi asnjë nga marrëveshjet që nënshkruan Tirana, Beogradi dhe Shkupi. Lëvizja e dytë në fund të samitit ishte thurrja e lavdeve për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti si një mbështetës i kësaj aventure. Rama e paraqiti ish kreun e UÇK maqedonase, që dikur kishte marrë armët kundër sllavëve, si shembullin që me bashkëpunim dhe reforma arrihen suksese si ato të shqiptarëve në Maqedoni.

Por të dyja fabulat konvergonin në një pikë. Në atë se shqiptarët janë në shumicë pro Ballkanit të Hapur dhe se fajtor për çarjen e tanishme mes Tiranës dhe Prishtinës është vetëm një njeri, Albin Kurti.

Ky truk i përgatitur me kujdes për të bërë fajtor kreun e Vetëvendosjes, mund të kishte funksonuar për momentin, sepse jo gjithkush e ka kujtesën aq të gjatë për të kujtuar se para Albinit, “Ballkanin e hapur” e kanë kundërshtuar të gjitha forcat kryesore politike në Kosovë.

Por, për fatin e keq të Edi Ramës skemën e prishi, ndoshta pa dashje, Aleksandar Vuçiçi. Ai e falenderoi publikisht Edi Ramën dhe theksoi se pa të, nisma e tyre do të ishte e vdekur.

Vuçiç falenderon Ramën: “Pa të nuk do kishte Ballkan të hapur”

Pas kësaj deklarate gjithkush mund të bëjë pyetjen: Pse këto merita të veçanta për Ramën nga presidenti serb? Pse pa të ky projekt nuk do të kishte funksionuar? Ku ndryshon ai nga bashkëthemeluesi tjetër, maqedonasi Zoran Zaev? Përgjigjja është e thjeshtë, sepse nëse kryeministri ynë do të kishte vepruar si Vuçiçi që e respekton kushtetutën e shtetit të vet për Kosovën, gjërat do të ishin ndryshe. Por Edi Rama, që e ka si një nga detyrat e tij mbrojtjen e interesave shqiptare kudo që janë i ka sakrifikuar ato të Kosovës për hir të Open Balkan. Prandaj ai mori lavdërimet e sotme. Pa të dhe pa nëpërkëmbjen që ai i ka bërë intereave të Kosovës, Ballkani i hapur do të ishte vërtet i pamundur. Dhe prandaj ato janë të mjafta për të kuptuar se kush është fajtor në hendekun e hapur mes Prishtinës dhe Tiranës, pavarësisht ngandonjë foto me një shqiptar si Ali Ahmeti apo gjysëm të tillë si Abazoviçi.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Marreveshjen e nenshkruara ne Oher, ne kuadrin e Open Ballkan jane zyrtarizim i izolimet te Kosoves dhe Bosnjes, me synim nenshtrimin.

    Por ky akt ne prani te Aleks Sorosit, me deklaratat e z. Borrell pak koe me pare dhe se fundmi te z. Eskobar tregojne per nje ndryshim te stratégise se ShBA-BE ndaj rajonit e ne favor te Beogradin.

    Pasi pergjaku 10 vjet Ballkanin e shkoi ne Hage, Milloshevicit sot del fitimtari, se ka lene pas dishepullin e tij, Vucic.

    1. Ne nje kohe ku te gjithe shtetet po perpiqen te forcojne lidhjet me te ngjashmit dhe te ç’çiftezohen me ato qe i konsiderojne rivale ne shkojme e i hapim rrugen varesise ndaj Serbise dhe shkeputjes nga Kosova. Komplet jashte realitetit dhe komplet ne kunder-kohe.

    2. Zëri i Amerikës në një njoftim lidhur me farsën Rama-Vuçiç në Ohër, evidentonte deklaratën e ambasadorit amerikan Eskobar për Ballkanin.
      Dukshëm dhe fare hapur VOA vinte theksin se përfaqësuesi amerikan, ndonëse mbështet marëveshjet ekonomike rajonale, për këtë rast theksonte se këto marëveshje të Ballkanit perëndimor, duhet të përfshijnë në mënyrë TË BARABARTË, të gjashtë shtetet.
      E si mund të konsiderohet “e barabartë” Kosova në këto 6 shtete, kur Serbia e Vuçiçit e Shqipëria e Ramës , injorojnë krimet e Millosheviçit, genocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës, e jo vetëm mosnjohjen e këtij shteti të pamvarur, por edhe fushatat dipllomatike për anullimin e njohjes së pamvarsësisë së Kosovës ?
      Akoma më paradoksale është që “të bësh krushqi” me Vuçiçin, mikun e zemrës së Putinit, në situatën kur e gjithë bota pranon shtrejtimin e jetesës, duke i shtuar sanksionet ekonomike të Rusisë për agresionin e saj kriminal ndaj Ukrainës.
      Kësaj i thonë bota digjet, kurvat krihen.

    3. Ballkani i Hapur se ka te gjate. Parlamenti Evropian po i kërkon Serbisë të vendosë sanksione ndaj Moskës për pushtimin rus të Ukrainës dhe të bëjë të qartë pozicionin e saj nëse dëshiron apo jo të anëtarësohet në BE, sipas një dokumenti të parë nga televizioni publik serb RTC.

  2. Nga ky I korruptuar mos prisni gjera te mira vec tradheti rusi dhe serbi e kane kapur prej koqe dhe nuk levizje dot do hyj ne histori si tradhetar I kombit moral I tij eshte vjedhja dhe shitja e interesave kombetare

  3. Vazhdon tallavaja e shpellkareve e malokeve te salihut qe i gezohen diversionit lavrek te lalzit qe vjen nga rusia meme e salih karaxhic berisha

    1. Ty o patronazhist i pa emer i orës 22:06 demokratët ta shkërdhefshin familjen me radh se ndoshta edhe ti je sërb të është qi mami me sërb e ke daë kopil

  4. Turp qe dy shtete shqiptare te kene mosmarrveshje mes tyre! Turp per kete palloshin e gjate, qe hiqet si shpetimtari i halese qe e ka emrin Ballkanistan!

    Per tu cuditur, te huajt kane drejtuar kete vend, historikisht! Race inferiore. Te fundit ne cdo gje!

  5. Me eshte eshte ngulitur ne mendje nje pergjigje qe vucici i dha nje gazeteserbe.Ishte debatet pas vizites se pare te rames ne serbi sa kish ardhur ne pushtet viti i pare dhe rama tha ne nje koment do i fusja nje pellemb dhe ai gazetari serb i tha vucicit,qe pse sja ktheve pergjigjen.Vucici i tha smerzitem me ramen se te dy kemi te njejtin bos.Vorbulla ishte se kush qe bosi i tyre i njejte.Aludonin ose per Markel,ose per putinin.Ne mandatin e pare rama kish shume ecejake ne gjermani te markel dhe mendonim do jete Merkel,por ne heshtje me vete thonim mos o zot te kete putinin,se do i beje gjemen gjithe kombit shqiptare,jo vetem ne shqiperi dhe kosove po ne gjithe trojet ku jetojne rrotull kufirit tone shqiptaret..Por sote ne takimin e rradhes te kryeministrave te open ballkan pame qe aty qe aleks soros.Qe eshte aleks soros nuk eshte gjeme per shqiptaret,se sado qe sorozi ka axhenten e tij dhe punon per biznesin e tij,ai ka patjeter kontrollin e shtetit amerikan.Sorozi i trumbeton ne departamentin e shtetit se qellimi i tij eshte te shkeputi serbin nga rusia,gje qe per mua eshte shume naive.Edhe rama edhe vucici e shfrytezojne per interesat e tyre .Rama dihet qe per pushtet shet nene dhe babe jo me atdhe.Rama eshte nje psikopat i tmershem qe cnuk bene per te qene edhe mbi skenderbeun,qe emri i shqiperise te jete edvin rama.Te provoje njehere qe sorozi ta hedhi poshte ramen dhe ti kerkoje me force te lere pushtetin,atehere do ta shikoje sorozi dhe shqiptaret psikopatine e tije per pushtet.Rama eshte bere tani si ajo egersira qe shqyen cdo gje qe i del para dhe per ta ndaluar ate egersire qe te mos i turet dhe te shqyeje prehen e rradhes qe ka para ,pra per ta shpetuar ate preh ata qe e kane ne patronazh i hedhin perpara cope mishi ose ne rastin me ekstrem qe se zoterojne dote e vrasin.Vetem keshtu mund tja heqesh egersine psikopatike rames per pushtet dhe ate karige[ TI HEDHESH COPEN E MISHIT ]ta leshe ne ate karige,ose ta vrasesh te shpetoshe.Kjo eshte arsyeja qe rama ka bos sorozin se sorozi i ka hedhur copen e mishit; karigen rames ,pra ja mbron me cdo mjet qe ka karigen rames.Ndersa edhe vucici luan ne interesin e tije me dy porta dhe po e mban ate pushtet te mbrojtur edhe nga sorozi edhe nga putini.Si sorozi si putini e pranojne kete statikuo te vucicit.I pari sorozi ben ceshte e mundur tja plotesoje kerkesat qe i kerkon vucici jo se se di qe vucici edhe te doje se shkeput dot serbin nga rusia,se rusia eshte ne serbi njesoj si ne krime me baza ushtarake ushtri dhe agjenture qe e kontrollojne vucicin edhe kur dhjet,por nje dite usa do ta kuptoje neavitetin e sorozit.Ndersa putini si diktator qe eshte dhe diktatoret si besojne asnjerit,prandaj dhe i vrasin bashkepuntoret e tyre,kjo ndodh se diktatoret nga mizorite qe shkaktojne dridhen nga hakmarja dhe frika i ben vetem te dyshojne dhe vrasin dhe ata qe i kane ne zyre.Putini nuk ka frik nga vucici se do e tradhetoje,se vucici se ka ate force dhe fuqi ,por po e le se kerkon te mbaje nen presion dhe terror gjithe ballkanin perendimore ,per ta shkeputur nga perendimi dhe ne fakt me vucicin dhe ramen ja ka aritur qellimit e ka larguar ballkanin perendimore edhe per 50 vjet ska asnje shanc ti bashkohet europes dhe perendimit.Open ballkan nuk eshte ne interes as te usa,as te europes as te rusise EKONOMIKISHTE APO POLITIKISHTE ,por as te vete vendeve te kesaj zone te ballkanit.Kjo dhe per arsyen e thjeshte se fuqia ekonomike e ballkanit eshte nje hic me zero te madhe.Kjo zone eshte aq e varfer dhe po aq e rrezikshme per nje konflikt me permasa boterore qe mund te shpertheje luften e trete boterore,luften berthamore dhe zhdukjen e ketij planeti.Kjo eshte arsyeja qe usa europa dhe rusia nuk i fryn zjarit ne kete pjese te ballkanit.Usa europa dhe putini i kane vene ketyre 6 shteteve te kesaj pjese te ballkanit dy diktatore sa psikopat aq dhe kriminela rama vucic me fuqine qe ju kane dhene dhe mbrojtien qe ju bejne ti mbajne keta popuj ne varferi ekstreme dhe terror te tmershem,mos tu hapi telashe per nje konflikt midis tyre.Vetem ardhja e nje gorbacovi te ri ne rusisi dhe asaj gjenerate te madhe te perendimit te viteve19 80- 1990 do ishte shanci i madh i qetesise,paqes dhe prosperitetit te popujve te ketyre 6 vendeve te ballkanit perendimor.Do ishte shpetimi i varferise dhe terrorit qe ka pllakosur shqiptaret.

    1. Kjo pergjie qe jep lapsi, qe do thote shese ndarjen e Kosoves me Shqiperine si veper te Vupiç, por po te kemi parasysh veprimet e doçit qe ne fillim te uzurpimit te pushtetit,na del se Vupiç nuk e pirdhte doçin fare,por ishte ky qe shkoi ne beograd per ti lepire bythen… Keshtu qe vupçip nuk ka pse e ve ne faj llapsi per te mbrojtur( megjithese e dine qe nuk mund te mbrohet dot por i bejne temena se, jemi e s’jemi me ty mere si ta mareshne nje fare menyre) doçin hajdut e tradhtar!!!!

  6. sikur të besohet çfarë deputetët i thonë njëri-tjetrit, vetë Kuvendi do të ishte një tempull që duhej t’i dilte flaka mbi çati dhe deputetët do të duhej të përziheshin me kamzhik prej tij. Me akuzat që ata shpërndajnë aq lehtësisht me njëri-tjetrin, shumë nga ta do të duhej të pushkatoheshin nga dy herë në muaj, të ringjalleshin dhe pastaj të pushkatoheshin sërish.Ty z mamin vajzen motren gruan ta kane shkerdhy e perdhunu salih me karazhicet serb,vetem nje kopil serb si ty ha mut salihu cdo dite

  7. Meta tha se nuk ka pasur komunikim me ish-kryeministrin Sali Berisha për këtë vendim, por theksoi se ka komunikuar me Tritan Shehun

    1. Sa pershtypje ju ben identiteti shqiptareve, e ka thene konica vite me pare,..armiku me i madh i shqipove jane vete shqiptaret…ne jemi raca me primitive ne mardhenie brenda llojit, ….. dhe kte gje e di mire bota, prandaj na ndau ne thela dhe ushqeu fqinjet me territore, sot qe flasim shqiptaret arratisen naten nga rraca e tyre qe kerkon ti mbaje ne skllaveri te perjetshme , duhet te jemi krenareqe jemi te lashte&primitive,…..zooland

  8. Opozita ka humbur prej Berishës, Metës, luftës së tyre ndaj Perëndimit dhe reformës në drejtësi. Ndërkohë që në vitin 2019, ky grupim la vendet që ju kishin dhënë qytetarët në Parlament me votë, si dhe bojkotuan zgjedhjet vendore të përgjithshme të 30 qershorit. Nuk morën pjesë, madje tentuan me dhunë që të dështonin mbajtjen e tyre.

    1. Me “perça e sundo” do e ngrysin jeten shqiptaret.
      Perderisa nuk jane te afte per “bashkim”,ky fat i pret.
      Dhe perçares me te mire se ky yni,nuk do gjente dot i mallkuari sorros.
      Dhe ne perveçse “nga fitorja ne fitorje”,nuk na mbetet tjeter.
      Na e rruafshin patronazhistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *