• |
ide | kryesore

Përplasja në Kallmet, gjykata e Lezhës rrëzon kërkesën e ish-kreut të njësisë për lirim nga burgu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kreu i njësisë administrative të Kallmetit në Lezhë, Besnik Simoni i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar, do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e 41-vjeçarit, i cili, përmes avokatit mbrojtës kishte kërkuar një masë sigurime më të butë, duke vendosur që ish-zyrtari lokal të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Mes kreut të njësisë administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simonit dhe Altin Markut ka patur një shkëmbim zjarri në prill të këtij viti. Konflikti mes Markut dhe Simonit nisi brenda zyrës së zyrtarit e më pas u zhvendos në rrugë. Më pas u zbulua se mes dy personave kishte shkëmbim zjarri për konfliktin e 1 viti më parë që lidhet me sherrin në fushatën e PS-së.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *