• |
ide | kryesore

Çmimet në qiell, Rama “mburret” me inflacionin: Ka rritjen më të ulët në rajon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërkohë, që është përballur me akuzat e opozitës për rritjen e çmimeve në vend, kryeministri Edi Rama sjell shifra.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar të dhënat që krahason vendin tonë me rajonin. Sipas kryeministrit, Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon. Rama thotë se për këtë ka ndikuar rritja e prodhimit vendas si dhe mbulimi 100% nga qeveria i rritjes së çmimit të ener3gjisë.

“Mbulimi 100% nga qeveria i rritjes së çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla dhe rritja e prodhimit vendas, kanë bërë që rritja e inflacionit në Shqipëri të jetë më e ulëta në rajon! Këto janë të dhëna të muajit prill”, shkruan Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *