• |
ide | kryesore

“Do të shihemi në shtator, ndoshta me numrin 10…”: Chiesa përcakton datën. Ja sa javë kampionat do të humbasë

-Instant, Sport
Federico



Pasi ka humbur Dybala dhe është në pritje për të kuptuar se cilat nga lëvizjet e nerkatos së transferimeve do të jenë të suksesshme, ringritja e Juventusit përfshin domosdoshmërisht rikuperimin e Federico Chiesas nga dëmtimi i rëndë që kompromentoi sezonin 2021/22. Anësori i Juventusit dhe i kombëtares u rikthye në fushë pak ditë më parë, por nuk dëshiron të nxitojë për tu kthyer në ndeshje: “Dua të rikthehem sa më shpejt, por duhet të respektojmë tabelat”.

Për një lojtar shpërthyes si ai, respektimi i kohës për rikuperimin e plotë të muskujve është thelbësor. Chiesa e di mirë këtë dhe, pavarësisht se mezi pret, siç tha vetë anësori i Juventusit, ai e di që durimi është ilaçi fitues: “Stafi mjekësor po më ndihmon shumë dhe në gjithëçka, është fantastik. Mendoj se jam gati për fillimin e shtatorit, por do të shohim”. Në këtë rast, Chiesa do të ishin vetëm 4-5 javë të humbura me Juventusin në kampionatin e ardhshëm nga lojtari që bardhezinjtë presin me padurim.

Serie A që mund ta shihte sërish në fushë me një numër të ri dhe të rëndë: “Çdokush do të donte të vishte fanellën me numrin 10 të Juventusit, kampionët e mëdhenj e kanë veshur atë. Në korrik do ta dini zgjedhjen time dhe mezi pres të luaj me Vlahovicin, i cili është një futbollist i madh”. Në lidhje me rolin në fushë, Chiesa nuk ka dyshime: “Ndjehem më mirë si anësor e Allegri di si të më shfrytëzojë më së miri. Ashtu si kam luajtur në kombëtare për mua është perfekte”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *