• |
ide | kryesore

“E dhuruam golin e barazimit në pjatë të argjendtë”. Reja i kritikon të gjithë: “Favoritë na bënë gazetarët”

-Instant, Sport



Ishte një arsye pse nuk luajtëm në pjesën e dytë. Pas golit të tyre, e njëjta gjë ndodhi në Islandë. Fillimisht dhurohet goli, se deri te goli po luanim mirë. Aty u dhurua ndeshja se ishte një pjesë e parë e mirë. Ishim më intensivë. Por dolëm të sulmonim dhe ata nuk pritnin gjë tjetër, se janë të aftë, se kanë shpejtësi”. Edoardo Reja është një lumë i fryrë në zemërimin për mënyrën si skuadra e tij humbi ndeshjen kundër Izraelit. Tekniku italian i ka kritikuar të gjithë, për mënyrën e sjelljes në fushë dhe veprimet që shkaktojnë rezultatet zhgënjyese: “Ne e dhuruam golin e barazimit në pjatë të argjendtë, ishim 2 kundër 3. Nuk mund të bëhet një dalje ashtu, duhet edhe koka kur je lojtar, duhet arsyetuar në fushë, duhet parë kur duhet të dalësh, duhet vlerësuar cilësia e kundërshtarëve”.

Pasi ka mbaruar me lojtarët e tij, Reja është kthyer edhe nga gazëtarët, duke i lënë përgjegjësinë për konsideratën favoritë të Shqipërisë në një grup me Islandën e Izraelin: “Kush e ka thënë që jemi favoritë? Cili opinion? Ju gazetarët. Të tjerët që e dinë futbollin që e dinë forcën që ka Izraeli dhe e pamë edhe sot. U desh të bënim një ndeshje të madhe më vëmendje, u rinisëm mirë, por nëse bën gabim dhe nuk është i pari se po flasim prej tre vitesh, është gjithmonë diçka që nuk bëhet ky hap. Por jo sepse skuadra nuk ka aftësi, por se bën gabime, se ka dy ndeshje në një. Duhet të lexosh në fushë, unë mund të jap instrumentet por janë lojtarët që duhet të kuptojnë se kush është momenti i rrezikut. Kështu nuk rritesh kurrë, duhet përulësi, me modesti, kështu arrihen rezultatet se kështu nuk shkohet nga asnjë anë”.

Tekniku, në fund, ka treguar edhe një prapaskenë, në tunelin e dhomave të zhveshjes: “I thashë që të hyjmë në fushë e mos bëjmë gabime, por bëmë një gabim te goli i parë i tyre, që një skuadër normale nuk e pëson. Nga pikëpamja individuale skuadra dha çfarë kishte, por duhet përdorur pak më shumë koka. Kjo është ajo që dua të them”, tha Reja.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *