• |
ide | kryesore

Përplasja e autobusit të Bullgarisë, operohet Nedelev: sulmuesi kishte pësuar dëmtime në tru

-Instant, Sport



Çaste ankthi e frike për kombëtaren bullgare në Gjeorgji, autobusi i të cilësve u përplas në Tbilisi, përpara ndeshjes që është planifikuar të luhet nesër për Ligën e Kombeve, kundër vendasve të Gjeorgjisë. Këtë e ka bërë të ditur Federata Bullgare e Futbollit (Bfu). Nuk dihjet ende nëse, sfida do të luhet, por ndërkohë gjendja e sulmuesit Todor Nedelev nuk është aspak e mirë.

Lojtari u operua për shkak të një dëmtimi në tru që kërkonte operacion. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Bullgare e Futbollit përmes llogarisë së saj në Facebook. Operacioni zgjati rreth dy orë dhe ishte i suksesshëm. Nedelev do të mbetet nën vëzhgimin e ekipit mjekësor vendas dhe mjekut të Kombëtares. “Lojtarët dhe Federata e Futbollit shprehin mirënjohje të thellë për të gjithë stafin mjekësor, për përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Gjeorgji dhe për Federatën e Futbollit Gjeorgjian”, thuhet në mesazh.

Të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit dhe Stafi i kombëtares bullgare janë mirë. Ekipi kombëtar i Bullgarisë pësoi një aksident të rëndë rrugor pasi mbërriti në Tbilisi dhe ishte rrugës për në hotelin ku ekipi do të grumbullohej. Sipas rindërtimit të fakteve, shoferi i autobusit të parë, nga dy mjetet që transportonin lojtarët dhe stafin e ekipit bullgar, humbi kontrollin e automjetit, duke sjellë edhe përplasjen e dhunshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *