• |
ide | kryesore

Policia i gjeti një pistoletë e municion luftarak në çantë, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia në Vlorë ka vënë në pranga një 33-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Bëhet e ditur se O. K., 33 vjeç, banues në lagjen “24 Maj” Vlorë, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në çantën e tij një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *