• |
ide | kryesore

Përsëri në Malin e Zi: shorti e vendos Laçin përballë Iskra në Conference League

-Instant, Sport



Edhe një herë, skuadër malazeze për Lacin në raundin e parë të Conference League. Kurbinasit kanë gjetur përballë Iskra Danilovgrad, pas hedhjes së shortit në Nyon, një short i favorshëm duke pasur parasysh se kampionati malazez nuk vlerësohet në nivelet më të larta në Europë, por edhe për faktin e skuadrave që kurbinasit rrezikonin të gjenin përballë. Iskra nuk është një skuadër me shumë eksperiencë në Europë, ndaj bardhezinjtë mund ta quajnë veten favoritë në këtë përballje.

Iskra, që u kualifikua falë renditjes në vendin e katërt në kampionat në edicionin e fundit, ka debutuar në Europë vetëm në sezonin 2020-21, ku luajti në raundin paraeliminator duke mundur me penallti Santa Koloma të Andorrës. Më pas, skuadra malazeze u eliminua nga Lokomotiv Plovdiv me rezultatin 0-1 në turin e parë. Kjo do të jetë pjesmarrja e dytë në turnetë ndërkombëtarë nga skuadra malazeze, pavarësisht se historia thotë se janë krijuar që në vitin 1919. Në fakt, pas ndarjes së Jugosllavisë, klubi është ngjitur vetëm në sezonin 2015-2016 në elitën e futbollit malazez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *