• |
ide | kryesore

Conference League, shorti që Partizani donte: përballë të kuqve modestët gjeorgjianë

-Instant, Sport



Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për turin e parë eleminator të Conference League dhe megjithë rreziqet që paraqiteshin në vazon provizore për shortimin goglat i kanë dhuruar Partizanit skuadrën që donte. Në raundin e parë të kompeticionit, të kuqtë do të luajnë ndaj ekipit të Gjeorgjisë Saburtalo. Ndeshja e parë do të luhet më datë 7 korrik në transfertë, ndërsa përballja e kthimit një javë më vonë në Shqipëri.

Vetëm 1 kampionat i fituar në vitin 2018, 2 kupa të Gjeorgjisë dhe vetëm 1 Super Kupë, janë trofetë e Saburtalos. E para herë në arenën europiane ishte në sezonin 2019-2020, kur Sabutalo në raundin e parë eleminonte Sherif Tiraspol, ndërsa mundej më pas nga Dinamo e Zagrebit.

I krijuar në vitin 1999 në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, ekipi gjeorgjian i zhvillon ndeshjet në stadiumin Bendela, një impiant me një kapacitet prej 2000 vendesh. Në palmaresin e saj ajo ka një titull kampion në Gjeorgji, 2 Kupa të Gjeorgjisë dhe 1 Superkupë të Gjeorgjisë. Në rrugëtimin e saj në Europë, skuadra nga Tbilisi në sezonin 2019/2020, është kualifikuar ndaj Sherifit të Tiraspolit në turin e parë të Champions-it dhe më pas në turin e dytë është eliminuar nga Dinamo Zagreb. Në turin e tretë të Europa Ligës është eliminuar nga armenët e Araratit.

Në sezonin 2020/2021, Saburtalo është eliminuar nga qipriotët e Apollon Limasolit në turin e parë të Europa Ligës. Në sezonin që në Gjeorgji është duke u vazhduar, Saburtalo ndodhet në vendin e 5-të me 23 pikë të grumbulluara, ku në 16 ndeshje deri tani kanë koleksionuar 6 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje me një golavarazh 19/16.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *