• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i filmit ‘Blonde’

-Instant, Paparazzi, Slider



Netflix  së fundmi publikoi trailerin e parë për filmin e ardhshëm Blonde.

Traileri tregon aktoren Ana De Armas duke rikrijuar skenat më ikonike të filmit të Marilyn-it, si veshja e fustanit të bardhë dhe performanca e këngës, Diamonds Are a Girl’s Best Friend” në skenë në “Gentlemen Prefer Blondes”.

Filmi i ri bazohet në romanin historik fiction të Joyce Carol Oates dhe gjithashtu luajnë Adrien Brody, Bobby Cannavale dhe Julianne Nicholson.

“Bjonde riimagjinon me guxim jetën e ndërlikuar të ikonës Marilyn Monroe,” shënon përmbledhja e Netflix. “Duke mjegulluar linjat e fakteve dhe trillimeve, filmi eksploron me mjeshtëri tensionin midis jetës së saj publike dhe private.”

“E gjithë ideja e Blonde ishte të detajonte një dramë të fëmijërisë dhe më pas të tregonte mënyrën në të cilën ajo dramë i ndan të rriturit në dy persona atë publik dhe privat”, tha ai për Collider. Dhe se si i rrituri e sheh botën përmes dramave të fëmijërisë”.

Blonde do të publikohet në Netflix më 23 shtator./Lapsi.al

https://youtu.be/VnI2MyS6fgo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *