• |
ide | kryesore

Hidhet në erë dyqani i 58-vjeçarit në Durrës, i vendoset eksploziv

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shpërthim ka ndodhur në orët e para në një biznesi në Durrës.

Sipas policisë,  në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit Sh.A dhe D.K.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *