• |
ide | kryesore

FOTO/ Mes zebrave, gjirafave e ‘selfie’ në shkretëtirë: pushimet ‘speciale’ të Mourinhos në Namibi

-Instant, Sport



Pushime jashtë skemave klasike për José Mourinhon. Sapo përfundoi sezoni me Romën, pas disa ditësh mes Londrës dhe Portugalisë, trajneri i verdhekuqve është bërë bashkë me bashkëshorten, fëmijët, dhëndrin dhe nusen e tij për të fluturuar në Namibi dhe për t’i dhuruar vetes një dy javë të mrekullueshme mes shkretëtirës, safarit dhe jetës në natyrë. Dje familja Mourinho ndodhej në Parkun Kombëtar Etosha, mes elefantëve, zebrave dhe gjirafave, ndërsa baza e referencës është një resort me pesë yje, Habitas, i rrethuar nga natyra.

Kur mbërriti në aeroportin Hosea Kutako të hënën e kaluar, ai pozoi me këdo që dëshironte një selfie me Special One, por, sipas mediave lokale, kur u pyet nëse kishte planifikuar ndonjë takim zyrtar, Mou u kufizua duke thënë se ishte në pushime private me gjithë familjen.

Në çdo rast, gazetat dhe faqet kryesore të vendit afrikan ndjekin pushimet e tij hap pas hapi, veçanërisht falë fotove dhe videove të vajzës së tij Matilde, dhe e konsiderojnë zgjedhjen e Mourinhos “shumë të rëndësishme për popullin tonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *