Bojkoti i Dhomës së Avokatisë kundër hartës së re gjyqësore ka vijuar edhe këtë të hënë në disa qytete. Në Korçë do të vazhdohet bojkoti i seancave gjyqësore edhe për këtë javë, ndërsa në Vlorë e Shkodër është paralajmëruar përshkallëzim. Ndryshe nga këto qytete Dhoma e Avokatisë në Elbasan dhe Fier ka vendosur të mos vazhdojë bojkotin e seancave gjyqësore. Demir Çiftja, kryetari i Dhomës së avokatëve, tha se pas mbledhjes avokatët në Elbasan vendosën të mos vazhdojnë bojkotet dhe të niisn nga sot proceset gjyqësore rregullisht. Po ashtu Kryetari i Dhomës së Avokatëve Fier tha se është shprehur pro përfundimit të bojkotit të seanca gjyqësore.
Harta e re gjyqësore ka sjellë debate, pasi kjo hartë penalizon qytetarët dhe avokatët. Propozimi i i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit është: 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.
Orë elbasanllinjte u helmun nga metalurgjik edhe 30 vjet mbas enverit e su ngritën njehere prisni ju të gjuje Çiftja pa saçme.
popull i vdekur
Popull i tredhur thuaj.
Presim nga populli kur avokatet e juristet kan hik per lesh.