• |
ide | kryesore

Filozofi Mourinho, thumbon kritikët: “Kush di vetëm nga futbolli, nuk di asgjë nga futbolli”

-Instant, Sport



Për të paktën një herë, pa asnjë merkato futbolli apo analizë taktike, José Mourinho ka dhënë një intervistë për Forbes duke u fokusuar në aspektet më psikologjike të punës si trajner. “Njerëzit të ndjekin vetëm nëse besojnë te ty, unë sigurohem që ata të më besojnë dhe të mos zhgënjehen. Nuk mund t’i shikoni lojtarët sikur të ishin të gjithë njësoj sepse të gjithë janë të ndryshëm, duhet t’i njihni dhe t’i njihni mirë“, ishin fjalët e portugezit

Çelësi është një koncept i shprehur edhe në të kaluarën nga Mou: “Empatia, mjaft e lehtë për t’u thënë, por e vështirë për t’u bërë. Duhet të krijosh ndjeshmëri në raport me individët dhe këtu po kthehem te fjalët e mia të mëparshme”.

Trajneri i Romës ka folur edhe për përgatitja e strategjive: “Ato zvogëlojnë paparashikueshmërinë e gjithçkaje: ne nuk mund të parashikojmë gjithçka, por duke u përgatitur më mirë ne mund të zvogëlojmë rreziqet që ekzistojnë në ndeshjet e futbollit. Kjo përfshin edhe marrjen e vendimeve të vështira: duhet t’i besosh analizave të tua, por ndonjëherë edhe ndjesive të tua dhe besimit ndaj të tjerëve. Stresi? Unë kam një marrëdhënie të mirë me stresin, nuk është mirë të mos e ndjesh por as ta ndjesh shumë”.

Në fund, për çelësin e suksesit: “Kurrë mos u mjafto dhe dëshiro gjithmonë më shumë. Mos u ndal kurrë! Dhe nuk ka të bëjë me moshën, është çështje personaliteti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *