• |
ide | kryesore

“Nuk ka bërë kurrë asgjë për Kombëtaren”: ish-trajneri i Egjiptit i habit të gjithë me sulmin ndaj Salah

-Instant, Sport



Të jesh një nga lojtarët më të fortë në planet ndonjëherë nuk mjafton për t’i bërë bashkatdhetarët të të duan. Madje as ish-trajnerin e tij. Nëse dikush është skeptik, mjafton të pyesë Momo Salah, i cili ka marrë kritika të papritura dhe të ashpra nga ish-trajneri i Egjiptit, Hassan Shehata.

47 gola në 85 paraqitje dhe dy vende të dyta në Kupën e Afrikës: Mohamed Salah e mban prej 11 vitesh veshur fanellën e kombëtares së Egjiptit dhe me të Faraonët janë shprehur gjithmonë në nivele të mira, por asnjëherë nuk kanë arritur të gjejnë majën e fitores. Mund të jetë edhe për këtë arsye që sulmuesi i Liverpoolit mori kritika të ashpra nga a që Egjiptin e drejtoi nga viti 2004 deri në 2011 duke fituar 3 Kupa Afrikane radhazi midis 2006 dhe 2010, ish-trajneri Hassan Shehata: “Të gjithë e dimë se Salah është një nga yjet e botës, jo vetëm një nga yjet e Egjiptit”, filloi të fliste ai në faqen e internetit Sada El Balad.

“Trofetë e fituar me golat e tij dhe arritjet e tij i japin të drejtën për të qenë yll. Por nëse më duhet të bëj një analizë teknike, më vjen keq ta them, por Salah nuk ka bërë asgjë me kombëtaren. Ai duhet të kishte bërë shumë më mirë se ka bërë. Ai duhet të japë shumë më tepër kur luan për vendin e tij”, gjykoi ai. Faji edhe… i atyre që e stërvitin: “Trajnerët duhet të gjejnë një mënyrë për t’i hapur hapësirat në fushë. E në këtë këndvështrim, duhet të gjenden lojtarë që e ndihmojnë atë të shfaqet si duhet në fushë”. Me sa duket, nuk mjafton të kesh hyrë as në librat e historisë së vendit tënd për t’u dashur nga të gjithë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *