• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një vajzë me biçikletë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonën e fshatit Shtoj, në afërsi të një kompleksi sportiv.

Një 27-vjeçar me iniciale G.B., banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një vajzë që lëvizte me biçikletë.

Ajo është ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *